VIDEO/ Ballkani i Dajës është i pamëshirshëm, shënon 10 gola dhe kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2022 | 21:50

VIDEO/ Ballkani i Dajës është i pamëshirshëm, shënon 10 gola dhe kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Skuadra e Ballkanit ka siguruar kalimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës pasi ka dominuar plotësisht skuadrën e La Fiorita të San Marinos në të dy ndeshjet përballë saj.

ballkani fiorita

Pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë në transfertë, sot në Prishtinë, kampionët e Kosovës kanë bërë edhe më mirë, duke fituar me shifrat 6-0 ndeshjen e kthimit.

Sulmuesi 21-vjeçar Albion Rrahmani ishte protagonisti kryesor i sfidës, pasi shënoi tre golat e parë të skuadrës së tij, duke vendosur në kasafortë kalimin e turit, edhe pse pakkush kishte dyshime për këtë gjë. Por kampionët e Kosovës nuk janë ndalur as pas kësaj epërsie të thellë,  duke shënuar edhe tre herë të tjera, me dy gola që kishin si autor Leonit Abazin dhe tjetrin të realizuar nga Ermal Krasniqi.

10 gola në dy ndeshje që shërbejnë edhe për moralin, ndërsa tani pritet të mësohet se cila mes Sutjeska dhe Klaksvik do të jetë skuadra që do të kenë përballë në turin tjetër.

BALLKANI-LA FIORITA 6-0
7′, 8′, 69′ Rrahmani, 72′, 90’+1′ Abazi, 74′ E. Krasniqi

FORMACIONET ZYRTARE

 ballk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"