VIDEO/ Ballkani dhe Ilir Daja shkruajnë historinë, përballje shqiptare në “Play-Off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 23:59


VIDEO/ Ballkani dhe Ilir Daja shkruajnë historinë, përballje shqiptare në “Play-Off”

Ballkani i Ilir Dajës ka siguruar kualifikimin në fazën “Play-off” të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Shkupin.

6456466

Kampionët e Kosovës dolën fitimtar nga sfida kundër Klaksvik, ku u deshën penalltitë për të vendosur fituesin pasi 120 minutat e sfidës u mbyllën me rezultatin 2-1, me skuadrën e Ilir Dajës që diti të ruante qetësinë dhe të siguronte një kualifikim historik.

Ballkani bëhet skuadra e parë në historinë e Kosovës që arrin fazën “Play-off” të një kompeticioni europian ku përball do të gjejë Shkupin në një ndeshje mes shqiptarësh, ku një prej skuadrave do të arrijë grupet e Ligës së Konferencës.

FT Klaksvik-Ballkani 2-1 (7-8) Pas penalltive

Mikelsen 56′, Da Silva 89’/ Krasniqi 83′

RASTET KRYESORE:

Penalltia që vulosi kualifikimin:

Goli i Da Silvas:

Goli i Krasniqit:

Goli i Mikelsen:

Goli i anuluar i Ballkanit:

FORMACIONET ZYRTARE:

7677

PANORAMASPORT.AL