VIDEO/ Bajrami “shpullë” Asllanit, në Kombëtare më vështirë se tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 23:15

VIDEO/ Bajrami “shpullë” Asllanit, në Kombëtare më vështirë se tek Interi

Harmonia është një nga armët më të forta në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Pavarësisht rezultateve apo situatave të ndryshme, lojtarët janë gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin.

asllani bajrami

Ky fakt u vu re edhe në seancën e sotme stërvitore, teksa Kristjan Asllanin ka marrë një “shuplakë” të ëmbël nga miku i tij Nedim Bajrami. Të dy mesfushorët ishin shokë skuadre sezonin e shkuar te Empoli.

Rivaliteti në repartin e mesfushës, në Kombëtare është mjaft i madh, ku një numër i konsiderueshëm lojtarësh cilësorë luftojnë për 2-3 vende titullari, situatë e ngjashme për Asllanin me atë te klubi i Interit… Madje te Shqipëria duket më vështirë se tek zikaltërit, pasi duhet të përballojë edhe “shpullat” e miqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"