VIDEO/ Bajrami në versionin “ultras”, festa e çmendur e shqiptarit me tifozët e Empolit pas ngjitjes në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 18:48

VIDEO/ Bajrami në versionin “ultras”, festa e çmendur e shqiptarit me tifozët e Empolit pas ngjitjes në Serinë A

Empoli i mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami, siguroi ditën e sotme matematikisht ngjitjen në Serinë A, 2 javë para fundit të kampionatit.

pjimage (3)

Skuadra bardheblu u shpall kampion me 70 pikë në 36 ndeshje. 22-vjeçari nga Tetova, ishte një nga futbollistët më të dalluar të Empolit këtë sezon, duke realizuar 5 gola në kampionat, si dhe ka arritur të japë 8 asiste.

I gjithë qyteti i Empolit, doli sot në festë për të fituar me futbollistët. Protagonisti i festës ishte edhe Bajrami, i cili u bashkua tifozëve, teksa nuk nguroi të merrte edhe megafonin për të kënduar së bashku me ta. Shqiptari e ndau këtë moment me miqtë e tij në “Instagram” nëpërmjet një videolive, për më tepër shikoni pamjet nga festa e Empolit me tifozët, në rrugët e qytetit.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Nedim Bajrami në superformë, shënon dhe ngjit Empolin në Serinë A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"