VIDEO/ Bajrami jep asistin vendimtar, Empoli mund Interin në “San Siro” pas 19 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 23:57

VIDEO/ Bajrami jep asistin vendimtar, Empoli mund Interin në “San Siro” pas 19 vitesh

Empoli ka bërë surprizën e kësaj jave në Serinë A, teksa ka mposhtur në ”San Siro“ Interin. Zikaltërit vinin në këtë sfidë si fitues të Superkupës, por festën në fushë e kanë bërë miqtë me Nedim Bajramin protagonist.

sadsadsadsad

Duket se lodhja e Superkupës kishte bërë të vetën pasi Interi ishte në hije dhe nuk krijoi thuajse asgjë në pjesën e parë, teksa Onana në anën tjetër u detyrua të bënte disa pritje për të shmangur golat. Njëkohësisht, Skrinjar i dha një disavantazh të ndjeshëm skuadër së tij teksa e la me 10 lojtarë duke u ndëshkuar me të kuq.

Në pjesën e dytë pritej ndryshimi i Interit, por diferencën e bëri i riu Baldanzi i cili mori një asist perfekt nga Bajrami para se të cconte topin në rrjetë. Ndryshimet te Interi, mes të cilave edhe aktivizimi i Asllanit, zgjuan zikaltrit që u munduan që të gjenin të paktën barazimin, por asnjë nuk ia doli të tundte rrjetën dhe sfida u mbyll me suksesin e Empolit, i cili kthehej të fitonte në “San Siro” për herë të parë pas 19 vitesh.

Kështu, Interi mbetet 13 pikë pas Napolit kryesues, teksa duket se i ka dhënë lamtumirën thuajse përfundimisht ëndrrave për titull me këtë humbje të 6 të këtij edicioni.

INTER-EMPOLI 0-1
66′ Baldanzi

sasasasasas

NGJARJET KRYESORE:

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Empolit. 

76’ Asllani bëhet menjëherë protagonist duke harkuar një goditje këndi te De Vraj, i cili godet traversën.

73′ Bajrami ndërkohë lë fushën e lojës, duke i bërë vend Facinit.

72’ Vjen edhe momenti i Asllanit, i cili aktivizohet në vend të Barela.

66’ GOOOL EMPOLI! Aksion i nisur nga Bajrami i cili pason për Baldanzin dhe ky i fundit nuk gabon duke mposhtur Onana.

57’ Aksion shumë i shpejtë i Empolit me Bajramin i cili nga e djathta tenton portën, por gjen grushtimin e Onana i cili shpëton katërkëndorin.

51’ Kambiagi niset në krahun e djathtë dhe pason në qendër për Kaputon, por ndërhyrja e Darmian është vendimtare dhe shmang një gol të sigurt.

45’+2′ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë.

45’ Harkim në zonë nga e djathta, Kaputo gjuan në portë por gjen Onana me goditjen e tij qendrore me kokë.

45’ Bajrami provon portën me një goditje dënimi direkte në portë, Onana kontrollon sferën.

41′ Interi mbetet me 10 lojtarë, pasi Skrinjar ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë para kohe nga fusha e lojës.

38’ Dy tentativa radhazi të Lautaro Martinez, por nuk arrin të çojë topin deri në portën e Vikario, i bllokuar nga mbrojtësit.

20’ Harkim nga e djathta që gjen në shtyllën e dytë Dimarkon, i cili gjuan fluturimthi, por gjen përgjigjen e Vikario.

17’ Aksion tjetër i shpejtë i Empolit me Kaputon i cili shfaqet para portës, por një devijim çon sferën jashtë katërkëndorit.

11’ Top i gjatë në thellësi për Kambiagin, i cili gjuan në ecje e sipër, por gjen përgjigjen e Onana i cili devijon sferën.

1’ Nis dueli në “San Siro”

FORMACIONET TITULLARE
INTER (3-5-2):
Onana; Skrinjar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Korrea, Lautaro.
Trajner: S. Inzagi

EMPOLI (4-3-2-1): Vikario; Stojanoviç, De Uinter, Luperto, Parisi; Akpa-Akpro, Henderson, Bandineli; Kambiagi, Bajrami; Kaputo.
Trajner: P. Zaneti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"