VIDEO/ Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcigu ndjek nga pas bavarezët. Ja rezultatet e ditës së sotme në Bundesligë
Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe u siguroi bavarezëve një tjetër 3-pikësh të çmuar në garën për titullin kampion.
Ekipi i Hansi Flikut ndiqet nga pas prej Lajpcigut, i cili mundi minimalisht Union Berlinin. Në sfidat e tjera të javës së 17-të të Bundesligës, Arminia Bilefeld mposhti 3-0 Shtutgartin, ndërsa Frajburgu barazoi 2-2 me Eintrahtin e Frankfurtit. Këlni ia bën akoma më të vështirë qëndrimin në Bundesligë Shalke 04 duke fituar me rezultatin 1-2.
REZULTATET
FT| AUGSBURG-BAJERN MYNIH 0-1
Levandovski 13′ (p)
FT| LAJPCIG-UNION BERLIN 1-0
Forsberg 70′
FT| SHALKE 04-KËLN 1-2
FT| ARMINIA BILEFELD-SHTUTGART 3-0
FT| FRAJBURG-EINTRAHT FRANKFURT 2-2
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"