VIDEO/ Bajerni vulos çdo gjë që në pjesën e parë, tre pikë të tjera për kampionët e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 19:55

VIDEO/ Bajerni vulos çdo gjë që në pjesën e parë, tre pikë të tjera për kampionët e Bundesligës

Bajerni i Mynihut ka arritur të triumfojë dhe në javën e dytë të Bundesligës, duke mundur në shtëpi Volfsburgun me shifrat 2-0.

bajern

Ata që vendosën për skuadrën e drejtuar nga Nagelsman ishin Musiala dhe Myler në pjesën e parë, për t’i dhënë tre pikë të tjera kampionëve në fuqi.

Kështu Bajerni rendiet në vendin e parë me 6 pikë së bashku me Dortmundin, duke u bërë të vetmet skuadra që janë me pikë të plota pas dy javëve të para.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Mainci u ndal në një barazim pa gola me Union Berlinin në shtëpi”

REZULTATET:

BAJERNI I MYNIHUT 2-0 VOLFSBURG

Musiala 33’, Myler 44’

MAINC 0-0 UNION BERLIN

RENDITJA:

132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"