VIDEO/ Bajerni si “uragan”, mposht Shalken dhe i afrohet kreut me një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 20:39

VIDEO/ Bajerni si “uragan”, mposht Shalken dhe i afrohet kreut me një pikë

Bajerni ka mposhtur me rezultatin 5-0 Shalken dhe kështu është ngjitur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Lajpcigut që mban vendin e parë.

bajern

Skuadra e drejtuar nga Flik, ka hapur serinë e golave me Levandovskin, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e gjashtë. Ndërkohë në minutën e dytë të shtesës të pjesës së parë, ishte Myler ai që dyfishoi.


Pjesa e dytë nisi sërish me gol për bavarezët, këtë herë ishte Goretza që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të. 8 minuta më vonë Alkantara katërfishoi, ndërsa “qershinë” mbi tortë e vuri Gnarbi një minutë para fundit të kohës së rregullt.


Kështu Bajerni më këtë trepikësh ka shkuar në kuotën e 39 pikëve, një më pak se Lajpcigu i vendit të parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"