VIDEO/ Bajerni shkatërron Këlnin, Dortmundi bën detyrën ndaj Bielefeldit. Ja rezultatet e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 17:23


VIDEO/ Bajerni shkatërron Këlnin, Dortmundi bën detyrën ndaj Bielefeldit. Ja rezultatet e Bundesligës

Kanë përfunduar 4 sfidat e javës së 23 të Bundesligës gjermane.

dortmund

Bajerni i Mynihut rikthehet tek fitorja, teksa ka shkatërruar në “Allianz Arena” skuadrën e Këlnit me rezultatin 5-1. Dortmundi ka triumfuar me rezultatin 3-0 në “Signal-Iduna Park” ndaj skuadrës së Arminia Bielefeld.

Shalke është mposhtur sërish, kësaj rradhe nga Shtutgarti në transfertë me rezultatin 5-1, ku skuadra nga Gelsenkirsheni sheh mbijetesën një objektiv akoma edhe më të pamundur teksa renditet e fundit dhe zona e shpëtimit është -8 pikë.

Volfsburg ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Hertës së Berlinit.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË BUNDESLIGËS  –

BAJERN MYNIH 5-1 KËLN

Çupo-Moting 18′, Levandovski 33′, 65′, Gnabri 82′, 86′ / Skiri 49′

DORTMUND 3-0 ARMINIA BIELEFELD

Dahud 48′, Sanço (p) 58′, Rinier 81′

SHTUTGART 5-1 SHALKE

Endo 10′, 26′, Kalajxhiç 34′, Klement 88′, Didavi 90+2′

VOLFSBURG 2-0 HERTA BERLIN

Klunter (ag) 38′, Lakrua 90′

RENDITJA E BUNDESLIGËS –

bundesliga

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/