VIDEO/ Bajerni rikthehet tek fitorja, Dortmundi ndalet përsëri në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 17:29

VIDEO/ Bajerni rikthehet tek fitorja, Dortmundi ndalet përsëri në barazim

Bajerni i Mynihut është rikthyer tek fitorja, në ndeshjen e javës së 14-të në Bundesligë. Ekipi i Hejnkes fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Hanoverit, dhe rikthehet tek fitorja, pas humbjes së papritur një javë më parë, përballë Munshengladbahut.

bajerni

Në barazim është ndalur përsëri Dortmundi, në transfertën me Bajer Leverkusen. Ndeshja u mbyll në shifrat 1-1. Hofenhejmi mundi bindshëm 4-0 Lajpcigun, ndërsa Augsburgu fitoi në transfertë 1-3 ndaj Maincit. Fitore shënoi edhe Verder Bremen, 1-0 ndaj Shtutgartit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"