VIDEO/ Bajerni rikthehet te fitorja në kampionat, Dortmundi vazhdon marshimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 17:35

VIDEO/ Bajerni rikthehet te fitorja në kampionat, Dortmundi vazhdon marshimin

U luajtën paraditen e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 8-të të Bundesligës gjermane ku u regjistruan plot 16 gola. Bajerni i Mynihut është rikthyer te fitorja në kampionat, pas 2 humbjes radhazi duke mposhtur Volfsburgun me rezultatin 1-3.

Bajern

Dopieta e Levandovskit dhe goli i Hames i siguroi triumfin kampionëve në fuqi që e shohin veten në kuotën e 16 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Dortmundit që nuk kanë të ndalur.

Dortmund

Skuadra e Favre shpartalloi Shtutgartin me rezultatin 0-4, duke udhëhequr e vetme në krye me 20 pikë. Sanço, Reus, Pako Alkaser dhe Filip ishin autorët e golave për Dortmundin që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Hofenheimi fitoi në transfertë ndaj Nurembergut. Augsburg-Lajpcig dhe Bajern Leverkusen – Hanover u mbyllën në barazim.

REZULTATET:

Volfsburg-Bajern Mynih 1-3


Shtutgard-Dortmund 0-4

Nurenberg-Hofenheim 1-3

Bajern Leverkusen-Hanover 2-2

Augsburg-Lajcig 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"