VIDEO/ Bajerni “poker” Këlnit, Kutinjo gjen golin e parë. Ja të gjithë rezultatet në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 17:53

VIDEO/ Bajerni “poker” Këlnit, Kutinjo gjen golin e parë. Ja të gjithë rezultatet në Bundesligë

Kanë përfunduar disa nga takimet e kampionatit gjerman, të cilat janë luajtur këtë mbasdite.

bajern

Bajerni i Munihur ka mundur 4-0 Këlnin, duke mos e vënë asnjë moment fitoren në dyshim. Ndërkaq, nga ana tjetër edhe Leverkuzeni ka mundur 2-0 Unionin e Berlinit.

Me dy golat e Levandovskit, golat e Kutinos e Perisiçit, Bajerni ka dalë me tre pikët nga fusha e vet.

Ndërkohë Freiburgu me Augsburgun e mbyllën në barazim, ndërsa Herta ka mundur Paderbornin.

Ja rezultatet:

Leverkuzen-Union Berlin 2-0
(Voland, Alario)

Bajern Mynih-Këln 4-0
(Levandovski x2. Kutinjo (p), Perisiç)

Freiburg- Augsburg 1-1
(Holer, Neidelekner)

Herta Berlin- Paderbon 2-1
(Dilorosun, Volf/ Zolinski)

Verder Bremen- Lajpcig 18:30

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"