VIDEO/ Bajerni “përtyp” Çelsin, kualifikimi në çerekfinale një formalitet për gjermanët
Bajerni i Mynihut fitoi bindshëm ndaj Çelsit 0-3 në takimin e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampioneve në Londër. Dy gola të shpejtë të Gnabrit dhe Levandovski vulosën triumfin e pastër të skuadrës gjermane, të cilët hedhin një këmbë në fazën çerekfinale të kompeticionit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Londinezët rezistuan mrekullisht në pjesën e parë ndaj sulmeve të skuadrës gjermane. Por në pjesën e dytë, bavarezët shpërfytyruan anglezët duke realizuar 2 herë brenda 3 minuta me Gnabrin. Për të thelluar rezultatin mendoi Levandovski, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 76-ë.
Takimi i kthimit do të luhet në 18 mars në “Allianz Arena”. Bajernit i mbetet vetëm të administrojë fitoren e takimit të parë, kurse Çelsi duhet të realizojë një mrekulli të eliminojë gjermanët nga kompeticioni më i ndjekur i futbollit në botë.
ÇELSI-BAJERN MYNIH 0-3 (FT)
Golashënues:Gnabri 51′, 54′, Levandovski 76′
Formacionet zyrtare:
Çelsi: Kabajero, Rudiger, Kristensen, Azpilikueta, Xhejms, Alonso, Barkli, Kovaçiç, Zhorginjo, Maunt, Zhiru. Tr. Frenk Lampard.
Bajern Mynih: Nojer, Pavard, Boateng, Alaba, Dejvis, Kimmich, Tiago Alkantara, Gnabri, Myler, Koman; Levandovski. Tr. Hans Flik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"