VIDEO/ Bajerni përmbys Leverkusenin, Volfsburg barazon në “frymën e fundit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 17:32

VIDEO/ Bajerni përmbys Leverkusenin, Volfsburg barazon në “frymën e fundit”

Janë luajtur ditën e sotme 5 ndeshje të Bundesligës Gjermane, ku vihet re një ecuri prej kampioni. Ekipi i drejtuar nga trajneri Niko Kovaç ka arritur të kalojë me suksese Bajern Leverkusenin duke i mundur me rezultatin 3-1.

drmhgfised

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Leverkusenit, por më pas bavarezët reaguan menjëherë dhe arritën të përmbysnin rezultatin duke shënuar me Tolizo, Roben dhe Hames Rodrigez. Ndeshje e bukur ka qenë dhe ajo midis Volfsburgut dhe Hertës së Berlinit e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ku vendasit arritën të barazonin vetëm në minutën e 94 të takimit. Më poshtë ndiqni rezultatet e Bundesligës për ditën e sotme.

Bajerni i Mynihut – Bajer Leverkusen 3-1

Duseldorf – Hofeneim 2-1

Mainz – Augsburg 2-1

Lajpcig – Hanover 3-2

Volfsburg – Herta e Berlinit 2-2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"