VIDEO / Bajerni pa mëshirë, Arsenali me një këmbë jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 21:38

VIDEO / Bajerni pa mëshirë, Arsenali me një këmbë jashtë

Asnjë surprizë nga Mynihu, aty ku Bajerni shpartallon Arsenalin dhe hipotekon kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në “Alianc Arena”, të zotët e shtëpisë triumfuan 5-1 në një ndeshje që pati histori vetëm në pjesën e parë.

3D435EE200000578-4228418-image-m-95_1487193433953

Ndeshja nisi në tatëpjetë për ekipin e Karlo Ançelotit, që e pa veten në epërsi pas 11 minutash falë një goli nga ata të zakonshmit të Arjen Robenit.

Miqtë nga Londra gjetën forcë dhe reaguan me Aleksis Sançezin, i cili korrigjoi menjëherë gabimin pasi Nojer fillimisht i priti penalltinë në minutën e 30-të.

Pas pushimit nuk pati më histori, pasi Bajerni dominoi dhe shënoi katër herë me Levandovskin (53’), Tiago Alkantarën (56’, 63’) dhe Mylerin (88’).

Rezultati i sotëm e bën praktikisht të pavlefshme përballjen e kthimit pas tri javëve në “Emirates”. E duket se Arsenali do t’i thotë lamtumirë Champions-it në këtë pikë të garës për të gjashtin sezon me radhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"