VIDEO/ Bajerni nuk di të ndalet, shkatërron në transfertë Shalken dhe shkëputet në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 17:26

VIDEO/ Bajerni nuk di të ndalet, shkatërron në transfertë Shalken dhe shkëputet në krye

Bajerni i Mynihut arrin një tjetër fitore në Bundesligën gjermane, ku shkatërroi me rezultatin 0-4 skuadrën e Shalkes në “Veltins Arena”.

bajern

Skuadra e drejtuar nga Flik arrin këtë sukses me anë të golave të Tomas Myler në minutën e 33′, Robert Levandovski në minutën e 54′, Tomas Myler përsëri në minutën e 88′ dhe David Alaba në minutën e 90′.

Bavarezët me këtë triumf shkëputen ndjeshëm në kreun e klasifikimit në kuotën e 42 pikëve, +7 nga Lajpcigu ndjekës.

Ndërsa Shalke ndonëse me trajnerin e ri në krye të pankinës, noton në “ujëra të turbullta” ku renditet e fundit dhe rrezikon shumë rënien nga kategoria në këtë sezon.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"