VIDEO/ Bajerni ”ngre kokë”, nuk fal në transfertë ndaj Volfsburgut. Mësoni rezultatet e 5 sfidave në Bundesligën gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 17:30

VIDEO/ Bajerni ”ngre kokë”, nuk fal në transfertë ndaj Volfsburgut. Mësoni rezultatet e 5 sfidave në Bundesligën gjermane

Janë mbyllur pesë sfidat e javës së 29-të të Bundesligës gjermane, ku bie në sy fitorja 2-3 në transfertë e Bajernit kundër Volfsburgut.

bajern

Për bavarezët gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Musiala me një dopietë dhe Çupo Moting i dhanë avantazhin e trefishtë bavarezëve. Ndërkohë për vendasit shënuan Uergost dhe Filips, por vetëm kaq dhe me këtë fitore Bajerni ruan distancën prej 7 pikësh me ndjekësit më të afërt, Lajpcigun.

Në sfidat e tjera, Gladbahu mposhti thellë 4-0 Frankfurtin, po me këtë rezultat fitoi dhe Frajburgu me skuadrën e Shalkes të cilët me fitoren e javës së kaluar krijuan vetëm një iluzion tek fansat. Unioni i Berlinit mposhti 2-1 Shtutgartin dhe Augsburgu barazoi pa gola me Arminia Biefeldin.

REZULTATET
Volfsburg-Bajern Mynih 2-3
Shënues: Uegrost 35’, Filip 54’/ Musiala 15’, 37’, Çupo Moting 24’

Union Berlin-Shtutgart 2-1
Shënues: Promel 20’, Musa 43’/ Forster 49’

Frajburg-Shalke 4-0
Shënues: Holer 7’, Salai 22’, Gunter 50’, 74’

Gladbah-Eintrakt Frankfurt 4-0
Shënues: Ginter 10’, Hofman 60’, Bensebaini 67’, Uolf 90+5’

Augsburg-Arminia Bielfeld 0-0

Volfsburg-Bajern Mynih

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"