VIDEO/ Bajerni ngec sërish në kampionat, Kimish e shpëton nga humbja! Lumë golash në Bundesligën gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:34

VIDEO/ Bajerni ngec sërish në kampionat, Kimish e shpëton nga humbja! Lumë golash në Bundesligën gjermane

Bajerni i Mynihut nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Këlnit në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës gjermane.

Kimish

Kampionët në fuqi, ishin duke u mposhtur deri në minutën e 90-të, kur Kimish gjeti rrugën e rrjetës pas asistim të Upamekanos, duke shmangur kështu humbjen në shtëpi. Golin e avantazhit për Këlnin e shënoi Skhiri në minutën e katërt.

Ndërkohë në dy sfidat e tjera të mbrëmjes së sotme, u prodhuan plot 9 gola. Volfsburgu mposhti Hertën e Berlinit me rezultatin 0-5, teksa dueli mes Hofenhemit dhe Shtutgartit u mbyll në barazim 2-2.

BAJERN

PANORAMASPORT.AL