VIDEO/ Bajerni me marsh të pestë, likuidon Beshiktashin dhe pret biletën e çerekfinales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 22:41

VIDEO/ Bajerni me marsh të pestë, likuidon Beshiktashin dhe pret biletën e çerekfinales

Barjerni i Mynihut konfirmoi edhe një herë sonte forcën që ka në arenën ndërkombëtare. Turqit e Beshiktashit u shfaqën të pafuqishëm në Gjermani, teksa u mundën thellë me shifrat 5-0.

bajern

Sfida filloi që në fillim në tatëpjetë për miqtë, që u ndëshkuan me të kuq në minutën e 16-të. Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol të Mylerit. Më pas, në të dytën ishte përsëri Myler, Koman, dhe dopieta e Levandovskit, që vulosën rezultatin e kësaj ndeshje.

Bavarezët presin në këtë mënyrë biletën për fazën e ardhshme çerekfinale, ndërsa sfida e Stambollit do të luhet vetëm për formalitet.

 

 

Bajern Mynih-Beshiktash 5-0

(Myler 43′, 66′, Koman 54′, Levandovski 79′, 88′)

 

 

FORMACIONET

formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"