VIDEO/ Bajerni makineri golash edhe pa Levën, kampionët shpartallojnë Frankfurtin në javën e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:57

VIDEO/ Bajerni makineri golash edhe pa Levën, kampionët shpartallojnë Frankfurtin në javën e parë të kampionatit

U mendua se largimi i Levandovskit, do të linte një gropë në repartin ofesnsiv të Bajernit, por kampionët në fuqi të Bundesligës, vërtetuan të kundërtën mbrëmjen e sotme, teksa shpartalluan me rezultatin 1-6, Ajntraktin e Frankurtit, në javën e parë të kampionatit gjerman.

Bajern

Skuadra e Nagelman ishte e papërmbajtshme, duke vendosur diktat të frikshëm në fushën e lojës. Baravarezët shënuan plot 5 herë në pjesën e parë me Kimish, Pavard, Mane, Musiala dhe Gnabri.

Në pjesën e dytë kampionët e ulën disi ritmin, teksa në minutën e 64-t, portiere Nojer, i dhuroi golin e nderit vendasve, pas një gabimi. Për të vulosur sfidën mendoi Musiala në minutën e 83-të. Një nisje spektakolare e sezonit kjo për Bajernin e Mynihur.

FT Frankfurt 1-6 Bajern

Kolo Muani 64′ / Kimish 5′, Pavard 11′, Mane 29′, Musiala 35′, 83′ Gnabri 43

GOLAT:

Goli i dytë personal i Musiala: VIDEO

Goli i Kolo Muani: VIDEO

Goli i Gnabri: VIDEO

Goli i Musiala: VIDEO

Goli i Mane: VIDEO

Goli i Pavard: VIDEO

Goli i Kimish: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:

64564566

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"