VIDEO/ Bajerni kthehet i “lodhur” nga pushimet, Augsburgu e turpëron në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 22:26

VIDEO/ Bajerni kthehet i “lodhur” nga pushimet, Augsburgu e turpëron në kampionat

Bajern Mynih është rikthyer me humbje në Bundesligë. Bavarezët janë mundur 2-1 në transfertë nga Augsburgu, duke i nisur në mënyrën më të keqe kthimin nga pushimet.

bajern augsburg

Skuadra e Nagelsman e pa veten në disavantazh të dy gola, ku Pedersen dhe Han çuan në delir vendasit. Ylli polak, Levandovski ngushtoi shifrat në minutën e 38-të, por pjesa e dytë nuk ndryshoi, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të bavarezëve.

Bajerni nuk po kalon një moment aspak të mirë pas problemeve me vaksinimin e lojtarëve dhe infektimin me Covid të Kimish, që ndodhet i karantinuar.

Kampionët e Gjermanisë ruajnë vendin e parë në renditje me 28 pikë, por rivalët e Dortmundit kanë shansin të fitojnë terren ndaj bavarezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"