VIDEO/ Bajerni i pandalshëm në Champions, mund me “shuplakë” Plzenin dhe qëndron në krye të grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 20:38

VIDEO/ Bajerni i pandalshëm në Champions, mund me “shuplakë” Plzenin dhe qëndron në krye të grupit

Bajerni nuk ka të ndalur në Champions, ku pas Interit dhe Barcelonës, ka mundur kësaj radhe Plzenin e vendit të fundit, me rezultatin e thellë 5-0.

bajern

Kampionët e Gjermanisë e dominuan takimin që nga fillimi i sfidës, duke gjetur tre herë rrjetën që në minutën e 21’.

Në pjesën e dytë bavarezët shënuan dhe dy herë të tjera, duke i mbyllur llogaritë dhe duke mos lejuar asnjë surprizë të ndodhte në “Allianz Arena”.

Kështu Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë në vendin e parë në grupin C, me pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër që startoi në orën 19:00, Marseja mundi Sportingun e Lisbonës me rezultatin 4-1.

REZULTATI:

GRUPI C

BAJERN MYNIH 5–0 VIKTORIA PLZEN

Sane 7′, 51′, Gnabri 13′, Mane 21′, Çupo-Moting 60′

-GOLI I ÇUPO-MOTING

-GOLI I DYTË I SANE

-GOLI I MANE

-GOLI I GNABRI

-GOLI I PARË I SANE

GRUPI D

MARSEJË 4–1 SPORTING LISBONË

Sançez 13′, Arit 17′, Balerdi 28′, Mbemba 84’/ Trinkao 1′

FORMACIONET ZRTARE:

BAJERN MYNIH – VIKTORIA PLZEN

dyuiop

MARSEJË – SPORTING LISBONË

13220

PANORAMASPORT.AL         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"