VIDEO/ Bajerni i jep fund serisë negative, Musiala jep spektakël ndaj Leverkusenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 22:51

VIDEO/ Bajerni i jep fund serisë negative, Musiala jep spektakël ndaj Leverkusenit

Bajern Mynih i dha fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore në Bundesligë, duke mundur me rezultatin e pastër 4-0 skuadrën e Bajer Leverkusen. Një fitore që heq pak trysninë mbi Julian Nagelsman, i vënë në epiqendër të kritikave pas paraqitjeve të fundit.

u5huNnhsZ7YvLpT

Gjithçka u bë shpejt e thjeshtë kur harkimi i Musiala gjeti Sane dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë falë edhe një devijimi të Simakan. 19-vjeçari Musiala ishte protagonisti absolut i sfidës, pasi dyfishimi i shifrave mbante firmën e tij, ndërsa më pas i dha asistin Mane për golin e tretë para fundit të pjesës së parë.

Në mbyllje të ndeshjes erdhi edhe goli i Myler, i cili vulosi fitoren 4-0 që çon Bajernin një pikë pas Union Berlin i cili kryeson për momentin kampionatin gjerman. Nga ana tjetër, trajneri Gerardo Seoane përballet me një krizë të thellë pasi Leverkuseni i tij e sheh veten aktualisht në mes të luftës për mbijetesë.

sdfsdfsdfdsfdfff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"