VIDEO / Bajerni e tepron, masakron me 12 gola amatorët për t‘u kualifikuar në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 22:41

VIDEO / Bajerni e tepron, masakron me 12 gola amatorët për t‘u kualifikuar në Kupë

Bajern Mynih ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Gjermanisë duke dhuruar një rezultat mbresëlënës në sfidën ndaj amatorëve te Bremer SV. Porta e skuadrës së kategorisë së pestë gjermane është kthyer në një poligon qitje për bavarezët, të cilët tentuan 38 herë portën dhe shënuan 12 gola.

asddddddd

Nagelsman e kishte marrë shumë seriozisht ndeshjen duke aktivizuar që në start emra si Myler, Kimish, Sane apo Syle. Por diferenca mes sy skuadrave ishte aq e madhe sa u bë e qartë që prania e tyre në fushë nuk ishte e nevojshme më shumë se 45 minuta.

Bajerni shënonte me lehtësi dhe mbylli pjesën e parë me shifrat 5-0, për të vazhduar goleadën në të dytën me 7 gola të tjerë. Çupo-Moting ishte protagonist me katër gola, ndërsa Musiala shënoi dy herë. Golat e tjerë ishin nga Tilman, Sane, Kuizans, Sarr dhe Varm (autogol).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"