VIDEO/ Bajerni e nis vitin me spektakël, fiton me përmbysje dhe merr kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2021 | 19:51

VIDEO/ Bajerni e nis vitin me spektakël, fiton me përmbysje dhe merr kryesimin

Bajerni i Mynihut e ka nisur me spektakël vitin 2021, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 me përmbysje Maincin.

 

BAJERNI BAYERN

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Flik, që e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e 2 golave, pasi për Maincin shënuan Burkardt në minutën e 32’ dhe Hak në minutën e 44’.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me bavarezët që shënuan plot 5 herë, fillimisht me Kimish në minutën e 50’, për të vazhduar më pas me Sane në minutën e 55’, Zyle në minutën e 70’ dhe dopieta e Levandovskit në minutat 76’ dhe 83’.

Me këtë fitore, Bajerni merr kryesimin e renditjes me 33 pikë, 2 pikë më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"