VIDEO/ Bajern “shtyp” Arminian me Levandovskin dhe Mylerin, nuk gabojnë as Leverkuseni me Dortmundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 21:05

VIDEO/ Bajern “shtyp” Arminian me Levandovskin dhe Mylerin, nuk gabojnë as Leverkuseni me Dortmundin

Bajern Mynihu kthehet te fitorja dominuese në Bundesligë. Pasi vuajtën në takimin e fundit kundër Hertës së Berlinit, ndaj të cilëve fituan 4-3, kampionët në fuqi të Gjermanisë dheEuropës mposhtën bindshëm 1-4 Arminia Bilefeldin.

MUNICH

Robert Levandovski dhe Tomas Myler realizuan secili nga një dopietë personale ndaj ekipit që është ngjitur këtë edicion në Bundesligë.

Polaku vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme edhe këtë sezon teksa ka realizuar 7 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit gjerman.

Bavarezët renditen aktualisht në vendin e dytë me 9 pikë pas 4 ndeshjesh, një më pak se Lajpcigu kryesues, i cili fitoi pastër 0-2 ndaj Augsburgut.

Nuk zhgënjyen as Borusia Dortmundi me Bajer Leverkusenin. Verdhezinjtë fituan minimalisht ndaj Hofenhaimit me rezultatin 0-1. Po me këtë rezultat fituan dhe “aspirinat” ndaj Mainzit.

Rezultatet e plota të javës së katërt të Bundesligës gjermane janë si më poshtë:

FT| Arminia Bilefeld-Bajern Mynih 1-4
Myler 8′, 51′, Levandovski 26′, 45’+1/ Doan 58′

FT| Hofenhaim-Borusia Dortmund 0-1

Rojs 76′

FT| Mainz-Bajer Leverkusen 0-1

Alario 30′

FT| Augsburg-Lajpcig 0-2

FT| Frajburg-Verder Bremen 1-2

FT| Herta Berlin-Shtutgart 0-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"