VIDEO/ Bajern i pamëshirshëm, 6 gola Dortmundit. Levandovski nuk përmbahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 20:20

VIDEO/ Bajern i pamëshirshëm, 6 gola Dortmundit. Levandovski nuk përmbahet

Bajerni i Mynihut mundi thellë me shifrat 6-0 Borusian e Dortmundit, në takimin mes vendit të parë dhe të tretë në Bundesligën gjermane. Bavarezët e patën gjithçka të lehtë që në pjesën e parë, ku shënuan plot pesë herë.

bajern mynih

Dy gola Levandovski, Hames Rodrigez, Tomas Myler dhe Riberi vulosën pa diskutuar shumë fitoren. Në të 87-tën, Levandovski ia doli të shënonte edhe golin e tretë personal. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Hejnkes qëndron në vendin e parë me 69 pikë, plot 17 më shumë se Shalke e vendit të dytë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"