VIDEO/ Autogoli i çuditshëm, Mançester Siti me poker ndaj Njukasëllit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 20:45

VIDEO/ Autogoli i çuditshëm, Mançester Siti me poker ndaj Njukasëllit

Mançester Siti po fiton 4-0 ndaj Njukasëllit. Ekipi i drejtuar nga Guardiola shënoi dy herë në pjesën e parë me Jezus dhe Mahrez. Në pjesën e dytë një autogol i çuditshëm nga ana e miqve çoi rezultatin në 3-0, kurse golin e katërt e realizoi Silva me një goditje të bukur dënimi.

mahrez goli

Por ajo që po bën xhiron e rrjetit është pikërisht autogoli i Njukasëllit. Jezuz futet në zonën e rreptësisë ku në driblim e sipër një nga mbrojtësit e Njukasëllit, Ritçi provon ta largojë topin por gabimisht e përplas tek shoku i tij i skuadrës, Fernandez duke bërë kështu një autogol të çuditshëm.

Për më shumë shikoni videon e autogolit të çuditshëm:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"