VIDEO/ ‘Auf Wiedersehen Basti’, Bajerni nderon Shvajnshtaigerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 16:42

VIDEO/ ‘Auf Wiedersehen Basti’, Bajerni nderon Shvajnshtaigerin

Bajerni i Munihut zhvilloi një ndeshje miqësore me Çikagon që luan në MLS. Kjo ishte ndeshja e fundit për mesfushorin gjerman Bastian Shvajnshtaiger që veshi edhe një herë fanellën e klubit bavarez. Ndeshja përfundoi 4-0 për kampionët e Gjermanisë në stadiumin “Allianz Arena” të mbushur plot për të nderuar ishlojtarin e tyre.

shvajnshtajger

Niko Kovaç aktivizoi në pjesën e parë lojtarët që kishin luajtur më pak në këtë sezon të ri. Ra në sy paraqitja pozitive e Serge Gnabrit që shënoi golin e parë. Në pjesën e dytë trajneri kroat aktivizoi edhe titullarët. Shvajnshtaiger luajti gjithashtu një pjesë me Bajernin duke shënuar edhe golin e katërt për ta. Në këtë takim luajti edhe lojtari me origjinë kosovare, Shabani që hyri në pjesën e dytë të takimit.

2018-08-28T200717Z_375044465_RC1FB1688940_RTRMADP_3_SOCCER-GERMANY

Ndërkohë, Leon Gorecka është dëmtuar dhe iu desh të linte fushën e lojës para se të përfundonte pjesa e parë. Mesfushori gjerman nuk mendohet të ketë pësuar një dëmtim serioz. Trajneri Kovaç dhe stafi teknik menduan ta largonin lojtarin për të mos rrezikuar.

0_FBL-GER-BAYERN-MUNICH-FAREWELL-SCHWEINSTEIGER

Ndërkohë, fundi ishte shumë dramatik ku Bastian Shvajnshtaiger bëri edhe xhiron e nderit përballë tifozëve të tij që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve në veçanti në kohën kur luajti me Bajernin e Mynihut, me të cilin fitoi 8 kampionate dhe një Champions.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"