VIDEO/ Aubamejang përfiton nga gafa e portierit, shënon edhe Xhaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 19:54

VIDEO/ Aubamejang përfiton nga gafa e portierit, shënon edhe Xhaka

Arsenali po fiton 2-0 në ndeshjen kundër Noruiç. Topçinjtë kaluan në avantazh pas një gafe amatoreske të portierit mik.

aubamjenag

Teksa kishte dalë nga zona në tentativë për ta pasuar topin vonohet shumë dhe Aubamejang ja merr topin nga këmbët dhe shënon me portën e boshatisur. Për Arsenalin shënoi edhe Granit Xhaka që dyfishoi rezultatin.

Lojtari me origjinë shqiptare shënoi me një diagonale mjaft të bukur duke mposhtur për herë të dytë brenda 45 minutave portierin kundërshtar. Me golat e Aubamejangut dhe Xhakës përfundoi edhe pjesa e parë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"