Video/ Aubamejang: Dua Milanin, por ata po flenë gjumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 11:28

Video/ Aubamejang: Dua Milanin, por ata po flenë gjumë…

Pasi shënoi një “hat-trick” në Kupën e Gjermanisë me Borusian e Dormundit në sfidën kundër modestëve të Rilazingen-Arlen, Aubamejang nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në “Instagram” ka deklaruar vullnetin e tij për t’u kthyer në Milano, por sipas sulmuesit kuqezinjtë po flenë gjumë.

Aubamejang Dortmund

“Unë dëshiroj të shkoj, por ata janë duke fjetur, çfarë të bëj?”

Aubamejang u pyet nga tifozët edhe për numrin 7 që aktualisht është i lirë te Milani, 28-vjeçari në këtë moment ka zgjedhur të imitojë spikerin e stadiumit.

Aubamejang Milan

Për më tepër ndiqni videon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"