VIDEO/ Atmosferë shumë e mirë te Tirana, Osmani ngacmon shokët: Më punë mund ta arrini edhe ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 14:54

VIDEO/ Atmosferë shumë e mirë te Tirana, Osmani ngacmon shokët: Më punë mund ta arrini edhe ju

Rinisja e stërvitjes, ka sjellë edhe entuziazmin te Tirana, me lojtarët bardheblu që duken shumë të lumtur dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin.pjimage (2)

Tefik Osmani njihet për ngacmimet dhe batutat e tij, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi.

Mbrojtësi korçar ka postuar një video në profilin e tij zyrtar, ku shihet teksa dhuron spektakël me topin, nën praninë e shokëve të tjerë të ekipit. Futbollisti nuk ka ngurruar edhe shokët e ekipit, teksa shkruan: “Batha dhe Morina, me punë mund ta bëni edhe ju këtë”.

Tirana këtë sezon duket më afër se kurrë titullit kampion, teksa tashmë duket se te badheblutë është edhe një atmosferë shumë e mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"