VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, Vllaznia në basketboll mposht Tiranën me 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 23:46

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, Vllaznia në basketboll mposht Tiranën me 1 pikë

Vllaznia dhe Tirana në basketboll për meshkuj, u ndeshën mbrëmjen e sotme në Shkodër, në një takim që përfundoi me fitoren 78-77 të vendasve.

vllaznia tirana basketboll

Gjysma e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e shkodranëve në shifrat 40-36. Në periodën e tretë, bardheblutë ngushtuan shifrat në vetëm një pikë, dhe ajo u mbyll me rezultatin 57-56.

Mjaft e luftuar ndeshja shkoi deri në sekondën e fundit, dhe ishte Vllaznia që në fund doli triumfuese me një pikë. Fantastike ishte gjithashtu edhe atmosfera në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, i tejmbushur, duke mbështetur deri në fund lojtarët vendas. Për më tepër, shikoni çastet e fundit nga ndeshja, e postuar nga Gasper Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"