VIDEO/ Atmosferë e shkëlqyer te Tirana para ndeshjes në Kupë,  Kale dhuron spektakël në… ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 19:44

VIDEO/ Atmosferë e shkëlqyer te Tirana para ndeshjes në Kupë,  Kale dhuron spektakël në… ajër

Atmosfera në stërvitjen e Tiranës para ndeshjes me Besëlidhjen në Kupë, duket shumë e mirë, kjo edhe për shkak të rezultatit të thellë që fituan bardheblutë në ndeshjen e parë, dhe e kthimit do të jetë më e lehtë.pjimage (3)

Pikërisht për të konfirmuar atmosferën e shkëlqyer në kampin bardheblu, mjafton të shikosh një çast nga stërvitja e ekipit të Egbo.

Tirana së fundmi ka postuar një foto në profilin zyrtar në “Instagram”, ku shihet sulmuesi brazilian Elton Kale, teksa dhuron spektakël. Në videon e postuar, shihet Kale teksa kërcen në një lartësi të madhe, dhe me elegancë ndalon topin.

Diçka shumë e bukur kjo, por e pritshme nga një brazilian, pasi ata shquhen për spektaklin që dhurojnë me topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"