VIDEO/ Atmosfera që do t’i mungojë Superiores, në Korçë u mbush tribuna për një miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 12:13

VIDEO/ Atmosfera që do t’i mungojë Superiores, në Korçë u mbush tribuna për një miqësore

Skënderbeu dhe Vllaznia zhvilluan një test miqësor përpara fillimit të kampionatit në Korçë, me shkodranët që triumfuan me shifrat 2-3.

WhatsApp Image 2022-08-15 at 11.28.22 AM (1) (1)

Një vëmendje të madhe nga kjo sfidë e mori edhe atmosfera e krijuar nga tifozët korçarë, të cilët kishin mbushur plotë tribunën.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, mund të shikohet se si tifozeria e Skënderbeut, brohoret për skuadrën e saj të zemrës, edhe pse ndeshja ishte vetëm një miqësore.

WhatsApp Image 2022-08-15 at 11.28.21 AM (1)

Padyshim, kjo atmosferë do t’i mungojë Superiores në sezonin e ri, me ekipin korçar që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"