VIDEO/ Atmosfera në kohë të ndryshme, shikoni çfarë ndodhi para sfidës me Poloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2021 | 20:00

VIDEO/ Atmosfera në kohë të ndryshme, shikoni çfarë ndodhi para sfidës me Poloninë

Teksa ka mbetur më pak se dy orë nga fillimi i sfidës, tifozët shqiptarë kanë pushtuar rrugët duke dalë në përkrahje të Kombëtares. Ndiqni live nga ”Panorama Sport” atmosferën në ”Air Albania”. 

Kombetarja

LIVE/ 20:12 Kombëtarja del në nxemje teksa pritet më pak se gjysmë ore për të startuar sfida. 

LIVE/ 19:39. Atmosferë elektrizuese brenda stadiumit Air Albania. Kuqezinjtë dalin në fushë për të bërë nxemjen prag sfidës.

Kombetarja ne stadium on Vidnews.

LIVE/ 19:17. Atmosfera në stadiumin ”Air Albania”. Radhë të gjata në stadium para startit të sfidës pasi tifozë të shumtë janë në pritje për të hyrë në ambientet brenda Air Albanias. Ndërkohë tifozët që kanë hyrë brenda kanë zënë vendet e tyre, ndërsa atmosfera në stadium duket mjaft e zjarrtë. 

LIVE| 19:03 Atmosfera kuqezi para ndeshjes

Në ‘’Air Albania’’ priten 22 mijë tifozëve, gjë e cila tregon interesin dhe mbështetjen e madhe të tifozëve ndaj kuqezinjve.

Atmosfera para ndeshjes on Vidnews.

Në video shikohet se si një numër i lartë tifozësh marshojnë në rrugët e Tiranës duke e bërë edhe më elektrizuese atmosferën prag ndeshjes.

rednitja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"