VIDEO/ Atletikon e nderon Morata, ekipi i Simeones lë poshtë Juven. Spektakël mes Shaktarit e Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 22, 2019 | 20:53

Bota Liga e Kampioneve Të fundit Video

VIDEO/ Atletikon e nderon Morata, ekipi i Simeones lë poshtë Juven. Spektakël mes Shaktarit e Dinamos së Zagrebit

U luajtën pasditen e sotme dy nga takimet e para të vlefshme për ndeshjet e treta në grupet e Champions League.

atletiko madrid morata

Atletiko e Madridit fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi përballë Bajer Leverkusenit, duke bërë detyrën në grupin D. Madrilenët hasën jo pak vështirësi për të marrë 3 pikët, teksa goli i vetëm i takimit erdhi nga Morata në minutën e 78-të, vetëm 8 minuta pasi ishte futur nga stoli. Me këtë fitore, ekipi i Simeones shkon në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa pret takimin e Juves me Lokomotivën e Moskës.

Ndeshja tjetër që u luajt në orën 18:55, ishte ajo mes Shaktarit të Donjetskut përballë Dinamos së Zagrebit. Takimi prodhoi plot 4 gola, por ekipet ndanë nga një pikë në barazimin 2-2. Të dyja skuadrat mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, me nga katër pikë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com