VIDEO/ Atletiko zhgënjen sërish në shtëpi, një perlë e Parehos i jep barazimin Valencias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 18:03

VIDEO/ Atletiko zhgënjen sërish në shtëpi, një perlë e Parehos i jep barazimin Valencias

Atletiko e Madridit zhgënjen sërish, duke marrë barazimin e tretë radhazi në La Liga.

atletiko valencia

Ekipi i Simeones, u ndal në shtëpi nga Valencia, me takimin e javës së nëntë që u mbyll në shifrat 1-1. Në minutën e 33-të, ishte Diego Kosta që kaloi të tijtë në avantazh, pasi realizoi saktë një penallti.

Por, teksa vendasit po shkonin drejt një fitoreje, ishte Pareho në minutën e 82-të, që barazoi gjithçka me një perlë direkt nga goditja e dënimit, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Tashmë Atletiko gjendet në vendin e katërt, me 16 pikë pas nëntë ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"