VIDEO/ Atletiko turpëron Juventusin, Morata i tregon Alegrit pse duhet ta blejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 19:53

VIDEO/ Atletiko turpëron Juventusin, Morata i tregon Alegrit pse duhet ta blejë

Alvaro Morata është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Juventusit, që po kërkon një sulmues për të përforcuar repartin e avancuar. Bardhezinjtë duan që të rikthejnë përsëri spanjollin në radhët e tyre, por këtë herë Atletiko Madrid nuk dëshiron ta huazojë për një tjetër sezon.

G2P3QOG767LL3DZTMXT3PCY6KQ

Por lojtari i ka treguar trajnerit Masimiliano Alegri pse duhet të bindë drejtuesit që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë përfundimisht kartonin e tij, pas huazimeve të njëpasnjëshme. Në miqësoren e sotme mes Juventusit dhe Atletiko Madrid, ka qenë pikërisht Morata protagonisti kryesor në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola për skuadrën e tij. Ai tundi rrjetën që në minutën e 10 të ndeshjes e më pas dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 43 e sfidës.

Furia e spanjollëve nuk do të ndalej as në pjesën e dytë, kur Alegri ndryshoi disa nga titullarët. Tomas Lemar shënoi shpejt golin e tretë me një goditje dënimi pasi Morata me lëvizjen e tij mashtroi portierin, ndërsa në fund të sfidës, ishte Mateus Kunja ai i cili shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-0.

Juventus-Atletiko Madrid 0-4
10’, 43’ Morata, 62′ Lemar, 90’+4′ Mateus Kunja

VIDEO GOLI I PARË I MORATA

VIDEO GOLI I DYTË I MORATA

VIDEO GOLI I LEMAR

GOLI I KUNJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"