VIDEO/ Atletiko shpëton në sekondat e fundit, sfidë dramatike në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 15:30

VIDEO/ Atletiko shpëton në sekondat e fundit, sfidë dramatike në Madrid

Atletiko e Madridit vazhdon me një nisje të vështirë këtë sezon në La Liga. Pasi u mund në javën e tretë nga Selta Vigo, këtë të shtunë, ekipi i Diego Simeones, shpëtoi vetëm nga një gol i Morenos në sekondat e fundit.

FBL-ESP-LIGA-ATLETICO-EIBAR

Kryeqytetasit humbën një mori rastesh para portës së Eibarit, por edhe portieri i miqve në disa raste, bëri heroin dhe e mbajti të paprekur rrjetën e tij. Në minutën e 87-të, Eibari zhbllokoi rezultatin me një gol Enrish. Teksa miqtë po shkonin drejt një fitoreje tejet të rëndësishme, ishte Moreno ai që ruajti nderin e Atletikos, duke barazuar në të 94-tën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"