VIDEO/ Atletiko shkëlqen me 3 gola në kampionat, Valencia ndjen ethet e rënies nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 23:05

VIDEO/ Atletiko shkëlqen me 3 gola në kampionat, Valencia ndjen ethet e rënies nga kategoria

Atletiko Madrid mposhti me rezultatin 3-0 Valencian në duelin e 26-të të La Ligës. Djemtë e Simeones ishin dominues në këtë përballje duke gjetur plot 3 herë rrugën e rrjetës.

Atletiko Madrid

Grizman ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 23-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. Në fragmentin e dytë të lojës, kryeqytetasit arritën të realizon edhe 2 gola të tjera me Karaskon në minutën e 49-të dhe Lemar në të 67-tën.

LA LIGA RENDITJA

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për bardhekuqtë, që mbajnë vendin e tretë me 51 pikë në 26 ndeshje, ndërkohë në krahun tjetër, Valencia është duke ndjerë ethet e rënies nga kategoria teksa pozicionet ne vendin e 17-të me 26 pikë në 26 ndeshje, po aq sa vendi i parafundit dhe vendi i 18-të.

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO

GOLI I TRETË: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"