VIDEO/ Atletiko “rrëmben” një pikë në transfertë, madrilenët shpëtojnë ndaj Vajadolidit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 17:59

VIDEO/ Atletiko “rrëmben” një pikë në transfertë, madrilenët shpëtojnë ndaj Vajadolidit

Atletiko e Madridit është ndalur sërish në një barazim pa gola në kampionat, këtë herë kundër Vajadolidit.

atletiko

Skuadra e Simeones nuk ka arritur të rikthehet te fitorja pas barazimit në derbi me Realin. Atletiko zbriti në fushën e lojës me treshen Zhoao Feliks- Kosta- Morata, por askush nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Ndërkaq Vajadolidi ka pasur shansin e artë në minutën e 36-të, për të kaluar në epërsi, pasi kishte rastin të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, me Ramirez, i cili ka gjuatur mbi traun e portës.

Me këtë pikë të “rrëmbyer” Atletiko ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, tre pikë pas Raelit kryesues.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"