VIDEO/ Atletiko nuk di të ndalet, mposht Sevijën dhe nis “arratinë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:42

VIDEO/ Atletiko nuk di të ndalet, mposht Sevijën dhe nis “arratinë”

Atletiko Madrid nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës dhe janë shkëputur në krye të renditjes.

Atletico.Madrid.2020.21.esultanza.gruppo.750x450

Të besuarit e Simeones, triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Sevijës, në një ndeshje ku të dyja skuadrat treguan paraqitje të shkëlqyer. Korrea në minutën e 17 dhe Saul në minutën e 76’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Atletikos, e cila i shkëput në vendin e parë me 41 pikë, 4 më shumë se Reali i vendit të dytë, ndonëse kanë edhe dy ndeshje më pak.

Skuadra e Simeones këtë vit duket shumë afër titullit kampion, duke parë formën që po kalojnë, por edhe formën e rivalëve si Reali dhe Barça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"