VIDEO/ Atletiko ngec sërish, skuadra e Simeones ndalet nga Selta Vigo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 20:37

VIDEO/ Atletiko ngec sërish, skuadra e Simeones ndalet nga Selta Vigo

Atletiko e Madridit ka ngecur sërish në kampionat dhe është ndalur në një barazim pa gola, ndaj Selta Vigos në shtëpi.

atletiko

Skuadra e Simeones pas humbjes nga Sociedadi dhe barazimit me Juven, është ndalur sërish. Edhe pse ekipi madrilen ka arritur të konkludoj 20 aksione, nuk ka gjetur golin.

Morata, Vitolo apo Thomas që u futën në fushën e lojës, nuk kanë sjellë dot trepikëshin për skuadrën e tyre.

Kështu Atketiko shkon në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka dhe Sevija e vendit të parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"