VIDEO/ Atletiko “ngec” ndaj Valencias, vetëm barazim për “superkampionët” e Europës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 20, 2018 | 21:57

VIDEO/ Atletiko “ngec” ndaj Valencias, vetëm barazim për “superkampionët” e Europës

Atletiko e Madridit ngeci në ndeshjen e parë në La Liga këtë sezon, edhe pse përballë kishte një kockë të fortë si Valencia. Ekipi i Simeones, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë.

valencia atletiko

Ishin miqtë, që kaluan të parët në avantazh në minutën e 26-të pas një goli të Korreas, i cili u shërbye mjeshtërisht nga Grizman. Por, Valencia gjeti golin e barazimit, 10 minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, teksa Rodrigo shfrytëzoi mjaft mirë një pasiguri të mbrojtjes së Atletikos.

Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe kështu Valencia dhe Atletiko e Madridit ndajnë nga një pikë në javën e parë të La Liga-s





www.minuta90.com