VIDEO/ Atletiko Madridi presion Barcelonës dhe Realit për kreun, ekipi i Simeones mposht me përmbysje Espanjolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 17:59

VIDEO/ Atletiko Madridi presion Barcelonës dhe Realit për kreun, ekipi i Simeones mposht me përmbysje Espanjolin

Atletiko Madridi ka fituar në shtëpi ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Espanjolin.ATL MADRID

Të besuarit e Simeones kishin shumë raste për shënim pjesën e parë, por ata që gjetën golin të parët ishin miqtë. Në minutën e 38’, Darder shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke i kaluar të tijtë në avantazh.

Megjithatë në minutën e 46’, ishte Korrea i cili pas një rrëmuje mbi vijën fatale të portës, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Pjesa e dytë nisi menjëherë me vendasit në sulm, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 58’, me Alvaro Moratën.

Për të siguruar fitoren mendoi Koke, i cili në minutën e 92’, dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Diego Kosta. Pas kësaj ndeshje, Atletiko renditet në vendin e tretë me 24 pikë, 1 më pak se Reali dhe Barcelona që kryesojnë, ndërsa Espanjoli renditet në vendin e parafundit me 8 pikë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"