VIDEO/ Atletiko luan “poker” në kampionat, skuadra e Simeones i bën “presion” kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 23:02

VIDEO/ Atletiko luan “poker” në kampionat, skuadra e Simeones i bën “presion” kryesuesve

Atletiko e Madridit rikthehet te fitorja në kampionat. Kryqytetasit e Simeones, triumfuan me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Selta Vigos, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, 3 më pak se kryesuesit aktual të Barcelonës.

atletiko

Korrea hapi serinë e golave në minutën e 9-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. Në fragmentin e dytë të lojës, u shënuan plot 4 gola të tjerë.

De Paul dhe Karrasko realizuan respektivisht për Atletikon në minutat 50 dhe 66, teksa golin e nderit për Seltën e realizoi Viga në të 71-tën. Sfidën e vulosi një autogol i Nunez në minutën e 82-të.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"