VIDEO/ Atalanta realizon mrekullinë e tetë në kampionat, parakalon Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:57


VIDEO/ Atalanta realizon mrekullinë e tetë në kampionat, parakalon Interin

Atalanta siguroi fitoren e tetë radhazi në kampionatin duke mundur me rezultatin 2-0 Sampdorian. Bergameskët arrijnë të parakalojnë Interin në renditje, i cili ka një ndeshje më pak. Ekipi i Xhanpiero Gasperinit konfirmohet si njëra prej skuadrave më të mira në Itali dhe në Europë.
Ecb0QHeXYAQ-7bc

Futbollisti i Shqipërisë Berat Gjimshiti u aktivizua për 52 minuta dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.

Në frontin e Ligës së Europës, Roma mposhti 2-1 Parmën duke u ngjitur në vendin e pestë në kampionat dhe barazon me pikë Napolin.

Rezultatet e plota të katër takimeve të javës së 31-ë për ditën e sotme janë:

FT| Fiorentina-Kaljari 0-0
FT| Xhenoa-Napolo 1-2
FT| Roma-Parma 2-1
FT| Atalanta-Sampdoria 2-0
Toloi 75, Muriel 85′

 

FT| Bolonja-Sasuolo 1-2
FT| Torino-Bresha 3-1

 

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com