VIDEO/ Atalanta fiton me përmbysje, tani e sheh më pranë Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 22:07

VIDEO/ Atalanta fiton me përmbysje, tani e sheh më pranë Europën

Ndeshja Xhenoa-Atalanta është shtyrë më 24 orë për shkak të motit, por si duket kjo shtyrje i ka sjellë fat ekipit të Etrit Berishën dhe jo vendasve. Ka qenë një sfidë plot emocione, ndërsa portieri i Kombëtares tonë luajti titullar 90 minuta.

atalanta

Ishin vendasit qe kaluan në avantazh me golin e Bertolaçit që në minutën e 4-t. Por gjithsesi vendasit nuk arritën ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pas golit të Iliçiç në minutën e 45’-të.  Dhe në pjesën e dytë ishte përsëri Iliçiç protagonist me asistin e tij për Masielon në minutën e 52-të dhe shifrat ngelën 2-1 deri në fund.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 8-të me 23 pikë, vetëm 1 larg Milanit dhe 4 nga zona europiane. Ndërsa Xhenoa këtë sezon po lufton për mbijetesë pasi ndodhet në vendin e 16-të me 13 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"