VIDEO/ Atalanta e nis bindshëm sezonin, Gjimshiti titullar, por Berisha “ngroh” stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 22:27

VIDEO/ Atalanta e nis bindshëm sezonin, Gjimshiti titullar, por Berisha “ngroh” stolin

Atalanta e nisi me një fitore të pastër këtë sezon në Seria A. Në shtëpi përballë Frosinones, me Gjimshitin titullar, ekipi i Gasperinit fitoi pastër në shifrat 4-0. Golat u shënuan nga Gomez, në të 14-tën, dhe më pas në pjesën e dytë, Hateboer dhe Pasaliç, shënuan emrin e tyre në golashënuesit e ndeshjes, para se Gomez të shënonte edhe të dytin personal në minutën e 92-të.

atalanta

Gjimshiti luajti për 90 minuta, ndërkohë që Berisha ishte në stol. Tek Atalanta ia kanë bërë me dije së titullar do të jetë portieri Golini, i ardhur nga Aston Vila, dhe ky nuk është një lajm aspak i mirë për portierin e kombëtares shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"